Katër të arrestuar për kultivim kanabisi në Mat, dy në kërkim! Një tjetër në pranga për dhunë në familje

Katër të arrestuar për kultivim kanabisi në Mat, dy në kërkim! Një tjetër në pranga për dhunë në familje

Foto ilustruese

Policia e Matit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vendosi ndryshimin e masave të sigurisë nga ‘arresth shtëpie’ në ‘arrest me burg’ për Agim Kolecin, Besmir Kolecin, Afrim Haspepan, Gazmir Xheçuka, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se dy persona janë në kërkim nga autoritetet. Më konkretisht bëhet fjalë për personat me inicialet A.K., G.K., të cilët nuk u gjetën në banesën e tyre.

Sakaq, blutë e Matit kanë vënë në pranga edhe një 35-vjeçar të identifikuar si Tauland Sinani. Mësohet se ky i fundit ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, me shtetësi greke.

Njoftimi i Policisë
Ekzekutohen 4  masa sigurie  ‘Arrest në burg’, në kuadër të operacionit policor “Kepi i Vozajve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  ekzekutuan 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur  ndryshimin e  masave të  sigurisë për shtetasit A.K., B. K., A. H., G. XH., nga ‘Arrest në shtëpi’, në  ‘Arrest në burg’,  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.K., dhe G. K., të cilët kanë qenë me masë sigurie  ‘Arrest në shtëpi’, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, nuk janë gjetur në banesë. Materialet procedurale iu referuan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat për veprime të mëtejshme.

---

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi për jetën bashkëjetuesen e tij, kapet dhe ndalohet  35-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. S.,  35 vjeç, banues në Klos,Mat  pasi në banesë ka  ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën  bashkëjetuesen  tij A. V., (shtetase greke). Si pasojë e dhunës shtetasja A. V., ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente helmuese e cila po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital në Tiranë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit T. S., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale "Dhunë në familje", "Shkaktim i vetëvrasjes", mbetur në tentativë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi