Këngëtarja bukuroshe Katy Perry ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtij viti për shkak të divorcit me bashkëshortin Russell Brand si dhe për jetën e saj profesionale të mbushur me këngë dhe me aktivitete.

E reja më e fundit që na vjen nga Perry është çmimi që ajo ka fituar duke u shpallur “Femra e Vitit 2012”, nga revista Billboard.

Ceremonia zyrtare për dhënien e këtij çmimi pritet të zhvillohet në fund të muajit nëntor në New York.

Ndërkohë emra të tjerë që janë nderuar me këtë çmim vitet e kaluara janë Beyonce dhe Taylor Swift.

(xh.k/shqiptarja.com)