Çifti është ndarë për shkak të angazhimeve të shumta të cilat e bëjnë më të vështirë përfshirjen në lidhje. “Gjëja kryesore e cila ka çuar te ndarja me Russell ishte kalimi i pjesës më të madhe të martesës së saj në turne dhe ajo ka thënë se lidhja me Rob ka qenë sikur të ishte sërish me Russell.
Është për të ardhur keq pasi të dy e pëlqenin njëri-tjetrin, por Katy dëshiron të jetë në gjendje të ketë lidhje me dikë me të cilin nuk duhet vazhdimisht të jenë në vende me zonë të ndryshme kohore”- është shprehur një burim. Ndërkohë ish-bashkëshorti i Perryt, Russell Brand ka pranuar se është ende i dashuruar me më të por nuk është penduar për ndarjen.(xh.k/shqiptarja.com)
