Katy Perry ishte emri kryesor i natës së parë të Sunny Hill Festival, ku këngëtarja amerikane dhuroi një performancë spektakolare para publikut në Prishtinë.
Krahas spektaklit muzikor, vëmendje mori edhe prania e partnerit të saj, ish-kryeministrit kanadez, i cili ishte në Kosovë për ta mbështetur nga afër gjatë performancës së saj.
Prania e tij nuk ishte paralajmëruar më herët, por u konfirmua përmes një fotografie të publikuar nga DJ Deezy, pjesë e line-up-it të Sunny Hill Festival, nga ambientet e festivalit.
Katy Perry interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së saj, duke sjellë një atmosferë të veçantë për publikun kosovar dhe duke qenë një nga pikat kryesore të festivalit.
Çifti është përfolur për lidhjen e tyre që nga viti 2025 dhe gjatë muajve të fundit janë shfaqur së bashku në disa dalje publike.

Komente








