KAVAJË- Policia ka vendosur në pranga Alush Batushën.

45 vjeçari, banues në Rrogozhinë është personi që bleu makinën e Idriz Karriqit, e cila u grabit dhe u shit nga autori i vrasjes Musa Saraçi.
 
Alush Batusha pak orë pas ngjarjes, ka blerë nga autori i vrasjes, automjetin tip "Mercedes Benz", në pronësi të viktimës kundrejt 27 000 lekëve, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vërtetonte pronësinë e mjetit.
 
Musa Saraçi rrëmbeu dhe më pas vrau taksistin Idriz Karriqi, ndërsa makinën e shiti në një pikë varrezash për makinat e vjetra. 


dy.b/shqiptarja.com