Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerëson kandidatin e LSI-së për Bashkinë Kavajë, Maksim Kona, i cili garon në zgjedhjet e pjesshme lokale të 25 qershorit.

Meta u shpreh se Kona është një personalitet me eksperiencë të shkëlqyer të cilin do ta kishin zili edhe në Bashkimin Europian.

"Maksim Kona është një figurë e shkëlqyer e Shoqërisë Civile dhe personalitet me një eksperiencë 

Me CV-në që ka Kona do ta kishte zili edhe një qytet i zhvilluar i Bashkimit Evropian

I bindur se me dijet, aftësitë dhe qytetarinë e tij, Maksim Kona do t’i japë drejtim të ri Bashkisë së Kavajës 

Kona do të hapë një faqe të re për këtë bashki dhe për qytetarët e Kavajës"
, u shpreh Meta. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com