KAVAJE- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion inspektimi në tregun e Kavajës dhe pikërisht në zonën e Luzit. Gjatë kontrolleve, grupi i inspektorëve ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme pesticidesh dhe insekticide që shiteshin kontrabandë  nga persona të paautorizuar. Ministri Panariti ka kërkuar që masat ndëshkuese ndaj këtyre personave të ashpërsohen, duke e barazuar tregtinë e paligjshme të pesticideve me atë të armëve, pasi vë në rrezik shëndetin e popullatës.
 
“Këto janë ilaçe me rrezikshmëri. Rreziku se çfarë kërcënimi i bëjnë të gjithë zonës, ndotja potenciale e produkteve, përdorimi pa kriter, janë gjëra shumë serioze sepse të tregtosh pesticide nuk është njëlloj si të tregtosh këpucë. Këto janë helme dhe prandaj është jashtëzakonisht serioze. Prandaj unë isha jashtëzakonisht i shqetësuar. Unë isha rrugës për në Lushnjë kur më tha Drejtori i AKU-së që është identifikuar një furgon i cili shet në mënyrë të pa autorizuar pesticide. Dhe këto nuk janë çështje që ndëshkohen vetëm me gjobë”, tha ministri Panariti, ndërsa shtoi se kjo shkelje meriton që të dënohet më shumë se sa me gjobë.
 
Pas sekuestrimit të këtyre produkteve, Ministri Panariti vizitoi edhe një farmaci bujqësore për të parë nga afër se si tregtohen pesticidet, insekticidet, fito-hormonet që përdoren në prodhimet bujqësore nga fermerët. “Këto janë ilaçe me rrezikshmëri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)