Procedohen penalisht 11 abonentë në Kavajë për vjedhje të energjisë elektrike ku nën praninë e policisë gjyqësore u bë i mundur evidentimi i rasteve te furnizimit me energji elektrike jashtë matësit.
/Shqiptarja.com
Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës prej disa ditësh është duke ushtruar kontrolle intensive në qytetin e Kavajës, bazuar mbi planin e masave kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Më herët, nga kontrollet e mëparshme nga Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës, gjatë fundit të vitit 2017, grupet e verifikimit evidentuan 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat janë hetim nga organet kompetente.
OSHEE u bën thirrje abonentëve debitorë të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t'i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste.
Redaksia online
A.Gj/Shqiptarja.com









