Partia Demokratike ka humbur zgjedhjet e 25 qershorit, por triumfi në Kavajë edhe pse me diferencë të vogël votash duket se është një formë ngushëllimi.
 
Pas kritikave të ditëve të fundit, Patozi ka uruar për fitoren në Kavajë duke u shprehur se është si një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike.
 
“Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet më të mira Isa Sakja!
 
Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.
 
Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t'ia dalim”,
ka shkruar Patozi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com