KAVAJË - Një 22-vjeçar është arrestuar në Kavajë për "tentativë të marrëdhënieve seksuale me dhunë". 

Arrestimi është kryer në flagrancë rreth orës 14.00, në rrugën rulale të fshatit Bukaq- Rrikaj, shtetasit me inicialet I.I., lindur në Peqin dhe banues në lagjen nr. 4 Kavajë, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.  

Arrestimi është kryer nga komisariati i policisë së Kavajës. Janë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale e hetimore dhe materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Kavajë për hetime të mëtejshme për vepren penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)