Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Një automjet tip "Benz" ka përplasur një motor (pa targa) dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi N.S, 64-vjeç ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, Sh.S, 60 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.
Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është në rrezik për jetën.
Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit tip "Benz", L.E., 46-vjeç është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 12.09.2018, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 15:30, ka ardhur një telefonatë për një aksident automobilistik të ndodhur në dalje të qytetit të Kavajës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
- Në aksin rrugor Kavajë - Rrogozhinë, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij,shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motorr) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com