KAVAJË - Një 3-vjeçar është mbytur në pishinën përpara një hoteli në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, ku se i mituri ka qenë duke luajtur pranë pishinës, por ka rënë aksidentalisht në ujë dhe për rrjedhojë është mbytur. Ai shoqëronte gjyshen e tij e cila punonte në hotelin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë. Ai pikasur në ujë rreth tre minuta pasi kishte rënë duke e bërë të padobishme çdo përpjekje për mbajtjen e tij në jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgu e spitalit të Durrësit ku pritet t'i nështrohet autopsisë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve. Ndërkohë nga ana tjeter policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.