Një 54-vjeçar italian është arrestuar, ndërsa pasagjeri 43-vjeçar është shpallur në kërim pasi aksidentuan për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Kavajë-Golem.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:30 teksa italiani dhe shqiptari po udhëtonin me automjetin tip Golf.
Pas aksidentit ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit. Ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Cfare moshe kishte kembesori or teeeejjjjj
Përgjigju