Kavajë, atentati ndaj Tafaruçit
shoqërohen në polici 10 persona

Kavajë, atentati ndaj Tafaruçit<br />shoqërohen në polici 10 persona
KAVAJE-  Katër plumba i kanë marrë jetën Ervis Tafaruçit (Qarri), i cili pasditen e djeshme (27 maj) ka qënë duke udhëtuar i vetëm me makinën e tij në drejtim të Kavajës. Një automjet tip Fuoristradë ngjyrë e zezë i është afruar shumë pranë duke ecur për disa sekonda paralelisht me mjetin e Tafaruçit, dhe pikërisht në këtë moment në xhamin e derës së pasagjerit viktima ka parë një grykë automatiku, prej nga është derdhur një breshëri automatiku. Katër plumba kanë përshkuar trupin e Ervis Tafaruçit (Qarri), i cili ka mbetur i vdekur në sediljen e automjetit të tij tip “Audi”. 33 vjeçari që jetonte në Durrës, por që është me origjinë nga Shijaku, ka qenë i skeduar dhe dënuar më parë për vepra të tjera penale. 

10 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me atentatin. Pista kryesore mbetet ajo e vrasjes me paramendim për larje hesapesh. 

ATENTATI PASDITEN E DJESHME
Pas atentatit, persona ende të paidentifikuar janë larguar me shpejtësi duke mos i dhënë kohë policisë së Kavajës, por edhe të Durrësit, të ngrenë në kohë postoblloqe në autostradë me qëllim ndalimin e mjetit ku udhëtonin autorët e kësaj vrasje. Të parët që kanë ndihmuar viktimën kanë qënë disa drejtues automjetesh që në ato momente kanë qënë duke udhëtuar në autostradë. Ata i kanë treguar policisë, se kanë arritur të shohin vetëm një fuoristradë prej nga është qëlluar me armë dhe më pas mjeti me ngjyrë të zezë është larguar me shpejtësi. Këta drejtues mjetesh, deri në mbrëmjen e djeshme kanë qënë provat e vetme të policisë së Tiranës, ndërkohë që grupi hetimor është duke hetuar për një hakmarje të mundshme, pasi viktima është përfshirë në dy ngjarje kriminale si në tentativën e vrasjes së shtetasit Besnik Kulla ngjarje kjo e rregjistruar në Durrës, tentativën e vrasjes së Reshit Arifit dhe djegies me zjarr të një automjeti. Dyshohet se autorët e vrasjes së Tafaruçit janë me pagesë.

DALJA NGA BURGU
Viktima kishte pak kohë që kishte përfituar nga shlyerja e dy dënimeve dhe kishte arritur të fitonte lirinë. Mirëpo daljen nga burgu siç duket e kanë shfrytëzuar më së miri, kundërshtarët e tij të cilët janë organizuar deri në detajin më të vogël, për të kryer eleminimin fizik të hasmit të tyre shtetasit Ervis Tafaruçi. Ky i fundit megjithëse i druhej një hakmarje të mundshme, ndryshe nga herët e tjera ku lëvizte me makinë i shoqëruar, ditën e djeshme ka udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës, i vetëm. Pikërisht ky gabim, i ka kushtuar shtrenjtë Tafaruçit, i cili ka rënë në një pritë tipike mafioze të organizuar nga kundërshtarët e tij. Për të qënë të sigurtë, këta të fundit kanë preferuar të qëllojnë mbi të, me automatik dhe jo me pistoletë, pasi sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës i ndruheshin një kundërpërgjigje nga objektivi i tyre, që në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i pajisur me armë në brez. Një pjesë të plumbave Tafaruçi i ka marrë nga prapa dhe një tjetër breshëri e ka marrë në anë të makinës. Megjithëse është akuzuar për vepra të rënda Tafaruçi është dënuar nga gjykata e Durrësit me 3 milionë lekë gjobë dhe 8 muaj burg, çështje këto që janë apeluar nga prokuroria dhe dosja vashdon të qëndrojë ende në process gjykimi në Gjykatën e Lartë.
kavaje atentat
(Foto: Vendi ku u vra Tafaruçi)

NJOFTIMI I POLICISE PER VRASJEN SOT ME 28 MAJ
. Dje rreth ores 18.15, morëm njoftim se ne vendin quajtur Mali Robit Kavaje, ne rrugen nacionale Durrës –Rrogozhinë, në gjendje të ndaluar me sens levizje drejtim qytetit Kavajes ne mjetin tip “Audi A3”, ngjyre gri, me targa AA 933 GE, ne sediljen e shoferit është vrarë me armë zjarri shtetasi Ervis Bashkim Tafaruci(Qarri) 33 vjec, lindur dhe banues ne lagjia 17 Durres, i denuar me pare. Menjëherë në vendngjarje u formua grupi hetimor i cili aktualisht po punon me intesitet për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë gjatë kqyrjes së vendit ngjarjes janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 24 gezhoja mod 56 kalibrit 7.62 mm.
Materialet do t’i kalojne për kopetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Vrasjes me Paramendim” “ “Prodhimim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga nenet 78,@ 278/2 te K.Penal.

Lajmi u përditësua (Fillimisht u publikua më 27 maj ora 19:22 dhe u përditësua më 28 maj)
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim