Pas marrjes së këtyre parave Saraci e qëlloi Kariqin disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Musa Saraci u arrestua dy dit pasi kreu krimin makabër ndërsa deklaroi më pas për hetuesit se automjetin Benz ngjyrë e bardhë e kishte shitur për skrap në një servis pranë shkëmbit të kavajës në shumën e 27 mijë lekëve.
Para togave të zeza Saraci ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar pafajësi me pretendimin se Musa Saraci ishte me probleme mendore. Nga hetimet ka rezultuar me akt ekspertizë jo vetëm se nuk ishte me probleme mendore por këtë krim Saraci e kishte planifikuar në detaje duke ndjekur për disa dit lëvizjet e taksistit Idriz Kariqi dhe se kjo ngjarje ishte bërë pasi Saraci një natë më parë kishte humbur paratë në loto.
Kjo ngjarje u shënua më 14 dhjetor 2016 dhe pas afro 8 muaj proces hetimi dhe gjykimi tashmë drejtësia vendosi që ai të qëndrojë pas hekurave përjetë.
Vendimi i gjykates se Kavajes
[gallery]20168[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











