KAVAJË - Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Luz i Madh i Kavajës, kur 35 vjeçari Artan Xhani ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij Rushie Xhani. Gjithcka ka ndodhur në sytë e tre fëmijëve të ciftit, dy vajzave dhe një djali, të moshës nga 2-7 vjeç.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar gjithë sherrin në familjen Xhani, duke njoftuar kështu policinë, e cila arrestoi autorin e ngjarjes dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, që 35 vjecari e mbante të fshehur në banesë.
Policia e Kavajës bën të ditur se sherret mes ciftit ishin të njohura për uniformat blu, madje policia ka lëshuar dy herë urdhër mbrojtje për 25 vjecaren Rushie Xhani, për shkak të dhunës që ajo ka pësuar nga bashkëshorti i saj. Shkak për sherret e vazhdueshme mësohet se kanë qenë problemet e shumta ekonomike, me të cilat përballej familja Xhani.
/Shqiptarja.com