Kavajë, çifti i të moshuarve jeton në qiell të hapur, prej 5 ditësh kalojnë natën te lulishtja në qendër të qytetit

KAVAJE - Një çift të moshuarish prej 5 ditësh qëndrojnë në qiell të hapur në mes të qytetit të Kavajës. Janë qytetarët e Kavajës të cilët kanë njoftuar Report Tv për çiftin e moshuar të cilët kanë vendosur një plastmas dhe qëndrojnë në shi dhe pa asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

Sipas qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, është pyetur çifti se nga kanë ardhur, por deklaratat e tyre janë kontradiktore. Ata njëherë thonë se kanë ardhur nga shtëpia e të moshuarve në Berat, dhe më pas thonë që janë nxjerrë jashtë nga fëmijët dhe janë lënë në rrugë të hapur.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka tentuar të marrë një prononcim prej dy të moshuarve, por pavarësisht kushteve në të cilat jetonin ata nuk pranuan të flasin para kamerave.

Qytetarët e Kavajës apelojnë për ndihmë që çifti i moshuar të sistemohet në një nga shtëpitë e të moshuarve, pasi ata jetojnë mes shiu dhe rrufeve, poshtë një peme në afërsi të Agjencisë së automjeteve, siç njihet nga banorët e zonës.

Report Tv ka kontaktuar me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Isa Sakja, sipas tij çifti i të moshuarve ka një dhomë në shtëpinë e të moshuarve në Berat nga ku kanë ikur. Punonjës të bashkisë i kanë kërkuar që ti shoqërojë për në azil, por të moshuarit nuk kanë pranuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavajsi: 01/04/2019 00:06

    Keta jane frutat e rilindjes te ed Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi