Kavajë/ Deti i 'egërsuar', shpëtohet nga mbytja një 50- vjeçar në Spille (EMRI+VIDEO)

KAVAJË- Ismet Muça, 50 vjeç, i cili ishte futur të lahej edhe pse deti ishte shumë i trazuar, është shpëtuar nga mbytja.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e vrojtuesve të plazhit të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e 50-vjeçarit, por edhe gatishmëria e disa pushuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, të cilët u futën në det për t'ë shpëtuar nga mbytja 50-vjeçarin.  Ai është dërguar në qendrën shëndetësore më të afërt. Report Tv sjell video nga momenti kur është nxjerrë në breg të detit 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende.


Gazetari i Report Tv, së bashku me pushuesit e tjerë duke i dhënë ndihmën e parë pushuesit

Gjatë sezonin turistik, falë pranisë së vrojtuesve të plazhit janë shpëtuar dhjetëra pushues. Report Tv ka bërë më herët një reportazh, mbi "heronjtë" e verës, ku vihej theksi tek vështirësia e punës që ata kanë, por pavarësisht kësaj, nuk marrin vlerësimin e duhur nga ana monetare.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja