Kavajë, dhunë në bashki
tentohet mbyllja e zyrës QKR

Kavajë, dhunë në bashki<br />tentohet mbyllja e zyrës QKR
KAVAJË – Punonjësit e bashkisë së Kavajës janë përplasur me policinë, sot pasi dy punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) kanë kërkuar mbylljen e zyrë së QKR në këtë qytet. Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi tha për Shqiptarja.com se rreth orës 16.00 dy zyrtarë të QKR kanë hyrë në bashki dhe kanë kërkuar marrjen me dhunë të kompjuterave dhe të gjitha materialeve të tjera në zyrën e QKR lokale e cila prej vitesh funksionon në këtë bashki. Sipas Roshit, punonjësit kanë deklaruar se urdhëri është dhënë nga drejtori i QKR në Tiranë, Tomi Kola. Por, kryebashkiaku Roshi pohon se zyrtarët e ardhur nga Tirana nuk kanë asnjë shkresë zyrtare, e cila të ligjërojë mbylljen e zyrës në këtë bashki. Policia ka mbërritur në bashkinë e Kavajës, pas kërkesës së punonjësve të ardhur nga kryeqyteti, ç’ka bëri që të paralizohej puna në bashkinë, e cila prej vitit të kaluar qeveriset për herë të parë nga të majtët.

PROCESVERBALI
Pas më shumë se 60 minutash qëndrimi në hyrje të bashkisë së Kavajës, policia dhe dy punonjësit e dërguar nga zyra qëndrore e QKR janë larguar pa mundur dot të marrin materialet për të cilat kishin ardhur.
Sipas zyrtarëve të bashkisë së Kavajës, këta punonjës kanë kërkuar që të firmoset një procesverbal ku të deklarohej se nuk pranonin të lironin zyrën lokale të regjistrimit të biznesve. Por, një gjë e tillë nuk është pranuar as nga kryebashkiaku Roshi dhe shefi i policisë bashkiake të qytetit. Për pasojë, punonjësit e IT e policia janë larguar, ndërsa mbetet enigmë arsyeja e mbylljes së zyrës së QKR në bashkinë e Kavajës.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit