Kavajë, Klosi: Po mbajmë premtimin
e dhënë, 300 mijë vende të reja pune

Kavajë, Klosi: Po mbajmë premtimin<br />e dhënë, 300 mijë vende të reja pune
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë inaugurimit të një fabrikë veshjeve në Kavajë është shprehur  se në vitin 2016 janë regjistruar 173 mijë punonjës të rinj. 
Sipas tij, statistikat e  INSTAT tregojnë qartë se papunësia është ulur me 1.1%. Ai i bën thirrje politikanëve, analistëve apo të gjithë personave që kanë dyshime për këtë shifër t’i drejtohet Institutit të Sigurimeve shoqërore për të parë shifrat konkrete të punës.

173 mijë punonjës te rinj.  175 mijë punonjës te rinj kontribuues në skemën e sigurimeve në 1 vit,   38 mijë e 884 vende të reja pune. Bashkë me shifrat e mëparshme të punësimit, të një viti më parë po shkojmë drejt plotësimit të 300 mijë vendeve të reja të punës. Ftoj çdo politikan, analist, letrar, kritik të vjetër apo të ri, të vijë te Instituti i Sigurimeve shoqërore, zyrat e punës, të shohë shifrat konkrete të punësimit, vendet e lira të punës'- u shpreh ministri Klosi.

Këto deklarata ministri Klosi i bërë gjatë inaugurimit të fabrikës së veshjeve "Michela fashion style", një investim Italian prej 1 mln eurosh. Klosi theksoi se në këtë fabrikë deri më tani janë punësuar 180 punonjës e ndërsa kërkohen 800 në total.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump