Kavajë- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kavajë pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Personi me inicialet D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësoren M. K., 82 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 19:00, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.