Kavajë- Një 56 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të pësuar me motor pak çaste më parë në Gosë. Personi i identifikuar si A.M. është përplasur me një tabelë në anë të rrugës.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po kryhen veprimet për të mësuar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.
Postimi i policisë:
Kavajë
Informacion Paraprak
Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi A. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorr, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.