TIRANE - Konfliktet e pronësisë vazhdojnë të krijojnë viktima. Në fshatin Synej të Kavajës, konflikti përfundoi me një të plagosur me armë zjarri paraditen e sotme.

I plagosuri është Arjan Daiu dhe sipas pilicisë autori është kushëriri i tij Sami Daiu.

Policia sekuestroi armën e krimit tip pistoletë TT dhe ndaloi autorin.  

Dy ditë më parë në fshatin Vukatanë konflikti për pronën shkaktoi një të vrarë dhe 4 të plagosur.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)