KAVAJË - Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë mbrëmje pranë Prokurorisë së qytetit të Kavajës. 35-vjeçari Çaush Ballabani nga fshati Shtodhër i Kavajës udhëtonte me biçikletë, teksa është përplasur nga një makinë.
Drejtuesi i automjetit, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mundësuar identifikimin dhe më tej arrestimin e tij.
Po ashtu hetimet pritet të zbardhin edhe shkaqet që sollën këtë aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një personi.