Kavajë, shpërthen Meta:Vettingu
nis nga kryefaqeziu i tepsisë

Kavajë, shpërthen Meta:Vettingu<br />nis nga kryefaqeziu i tepsisë
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka folur me tone të ashpra edhe nga mitingu përmbyllës i LSI-së në Kavajë.
 
Në qendër të sulmeve të tij ka qenë kryeministri Edi Rama të cilin e ka cilësuar kryefaqezi, por nuk ka kursyer akuzat as për kryetarin demokrat, Lulzim Basha, të cilit i është drejtuar ‘Lulush’.  
 
Vettingu do jetë për kryefaqeziun, për atë që mbuloi të gjithë Shqipërinë me drogë, për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, nga transparenca, për atë që s'ka asnjë lidhje as me të majtën dhe as me të djathtën, por vetëm me tepsinë dhe kusinë.
 
Nuk ka trafikant pa çuar në parlament, pa vënë në krye të qyteteve tona dhe bën moral për drejtësinë. Për atë që i bën thirrje Policisë së Shtetit, të cilën e politizoi edhe Ramizi në 91, që të heqin kapelën pas orës katër dhe të kërkojnë votën për partinë e tij. Numërimi mbrapsht ka filluar, për fitoren e Maksim Konës dhe LSI-në. Pushteti do kalojë nga duart e pakicës informate, në duart e shumicës reale.
 
Pranvera e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm, rinia e Shqipërisë e ka vendosur, Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë dhe ne do t’i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik, do çlirojmë Edin dhe Lulushin nga oligarkia
”, u shpreh Meta. 
 
Meta kërkoi votë për LSI-në edhe për Bashkinë e Kavajës, për të cilën do të votohet gjithashtu të dielën e 25 qershorit.
 
Kërkoj votën tuaj për Maksim Konën, një profesionist  të shkëlqyer. Ju keni një ekip me emrin Besa, ne ju japim Besën tonë. Besa e Kavajës nuk ka lidhje me të pabesët e Rilindjes”

Milo përkrah Metës: Votoni kundër oligarkisë
Kreu i PDS, Paskal Milo, ka dalë zyrtarisht në krah të Ilir Metës dhe LSI-së në këtë fushatë elektorale. 
 
Ish-aletari i Ramës i është bashkuar sot mitingut përmbyllës së LSI në qytetin e Kavajës, ku mori edhe fjalën në podium.  

Milo u bëri thirrje të majtëve që të votojnë për progresistët dhe për partinë e tij, PDS-në.

Ju bëj thirrje të votoni për progresistët dhe kundër oligarkisë”, tha Milo.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë