Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje.

Sot në plazhin e Vilë Bashtovës u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Policia bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë për të garantuar lirimin e hapësirave publike dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit veror.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.         
   
Lirohet një hapësirë në plazhin e Vilë Bashtovës, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme.       

Sekuestrohen 69 komplete me çadra dhe shezlongë.       

Procedohet penalisht 1 shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.           

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Vilë Bashtovës u hoqën dhe u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. A.    

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë. 
 
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.