Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Agonas të Kavajës ku një 76-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje vëllanë e tij 74-vjeçar.
Eqerem Rreshka nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra pas godtjes me thikë nga i vëllai Muhamet Rreshka teksa "ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë". Shkak i sherrit mes 2 vëllezërve dyshohet të ketë qenë një konflikt për çështje pronësie.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











