TIRANE - Tre të rinj u arrestuan nga Policia pasi vodhën një dyqan ushqimor në Kavajë, pro në tentativë për tu larguar u arrestuan nga blutë e qytetit. Ata mundën të marrin një sasi parash në dyqanin e ndodhur në lagjen numër 1, duke përdorur një pistoletë zhurmuese.

Të arrestuarit janë të moshës 15, 17 dhe 18 vjeç. Sipas policisë, ata kanë thyer derën e dyqanit me ushqime por pas njoftimit të marrë nga policia, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë në ikje e sipër tre autorët A. B, A. A dhe E. Xh, të tre banues në Durrës.  

Veç parave dhe pistoletës, policia sekuestroi edhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se të rinjtë janë  autorë  edhe të  vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.