Kayla Mueller u përdhunua dhe
u vra nga lideri i ISIS Al-Baghadi

Një punonjëse e ndihmës amerikane e cila u vra në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa ishte marrë peng nga militantët e shtetit islamik në Siri, mësohet se është abuzuar seksualisht nga udhëheqësit më të lartë të grupit xhihadist. Lajmin për këtë fakt e kanë bërë të ditur zyrtarët e inteligjencës amerikanë.

26-vjeçarja Kayla Mueller, u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga lideri i ISIS, Ebu Bekr Al-Baghdadi, i cili e kishte zgjedhur atë si gruan e tij.

Mueller u rrëmbye duke punuar në qytetin e Aleppos, në Siri, në vitin 2013. Fillimisht është thënë se ajo u vra gjatë një sulmi ajror jordanez, por SHBA fajëson shtetin islamik për vdekjen e saj.

Lideri i ISIS, Ebu Bekr Al-Baghdadi, e ka marrë personalisht punonjësen e ndihmës humanitare në shtëpinë e udhëheqësit të lartë, Abu Sayyaf, i cili ishte dhe kontrolluesi i naftës dhe gazit deri pas vdekjes së tij gjatë një sulmi të forcave speciale të SHBA-së. 
al baghdadi

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti