KAZAKISTAN - Një avion ushtarak është përplasur në një rajon në jug të Kazakistanit duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord.

Në avionin udhëtonin disa zyrtarë nga Kazakistani. Të 27 personat në bord mbetën në vdekur gjatë përplasjes në jug të qytetit Shymket.

Në avionin, që siç raportojnë mediat e huaja, tërësisht të shkatërruar, ndodheshin ndër të tjerë, pesë zyrtarë të lartë, përfshirë një guvernator rajonal.

Avioni i rrëzuar ishte i modelit “Antonov An-72”. Sipas mediave të huaja ai ka rënë nga një lartësi prej 800 metra, ndërsa dëshmitarë thanë se u shkaktua një shpërthim i fuqishëm i cili u dëgjua deri në disa kilometra largësi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)