TIRANE - Ideja për të grupuar të gjitha lojërat e fatit në një zonë të vetme, është konkretizuar sot nga bashkia e Tiranës me mbledhjen e grupit të punës, i cili kryesohet nga kryebashkiaku Lulizm Basha. Në përbërje të këtij grupi pune do të jenë gjithashtu zëvendës kryetarët, drejtorët e përgjithshëm si dhe drejtoresha e tatim-taksave.

Zonat më të përshtatshme për grubmullimin e lojërave të fatit, sipas grupit të punës, janë Bregu i Lumit, Yzberishti, Uzina e Autotraktorëve dhe Tufina.

Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojrat e fatit.

Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojrash.

(Gre.M/Shqiptarja.com)