Ata kundërshtojnë vendimin që klubi Partizani të luaj në stadiumin e Tiranës.
Prangosja e tyre është bërë nga komisariati numër 2 i kryeqytetit, ora 04:31 minuta e mëngjesit të kësaj të shtune kur ata janë pikasur nga patrullat e policisë teksa tentonin të futeshin në stadium.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit "Selman Stërmasi", ku me vete kanë pasur vegla pune.
Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:
- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
- M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
- M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.
Shtetasve të lartë përmendur, gjithashtu dhe në brendësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 lopatë me bisht druri
- 1 kazmë me bisht druri
- 2 bel me bishta druri.
Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit "Selman Stërmasi", me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Ndeshja Partizani -Vllaznia, polica: Ja cilat akse rrugore do të bllokohen
Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani - Vllaznia, që do të luhet nesër orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".
Kjo ndeshje është e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë:
-Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët, rruga "Emin Duraku", rruga "Gjin Bue Shpata" dhe rruga përball stadiumit "Selman Stërmasi".
Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi "Selman Stërmasi", do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundëshme.
Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.
(d.b/Shqiptarja.com)