KE 'shuplakë' opozitës: Tahiri
po lufton drogën, e mbështesim

KE 'shuplakë' opozitës: Tahiri<br />po lufton drogën, e mbështesim
Retorika politike e Tiranës për çështjen e kanabisit në vend ka marrë sot një përgjigje të fortë nga Komisioni Europian. Me anë të një letre të drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Komisioneri për Migracionin Çëshjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian Dimitris Avramopoulos, vlerëson punën e bërë nga policia shqiptare si pozitive dhe shprehet se ministri ka tregur që ka qenë në anën e drejtë të luftës kundër kanabisit.

Avramopoulos vlerëson poashtu punën e përbashkët dhe operacionin e suksesshëm të zhvilluar me autoritetet e zbatimit të ligjit të vëndeve të BE-së, në luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave.

Nga ana tjetër Avramopoulos thekson se puna e policisë duhet të ketë pasuese punën e sistemit të drejtësisë që lufta anti-kanabis të jetë sa më efikase.

Duke inkurajuar qeverinë shqiptare për të vazhduar luftën ndaj kanabisit dhe duke qenë gjtihmonë siç është dhe sot në krahun e duhur të betejës, komisioneri thotë se “Do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit”. 

letra e KE
(Letra e Avramopulos për Tahirin)

Ja letra e plotë që ka mbërritur sot nga KE:

I dashur Ministër,

Dua të të falënderoj për letrën tënde të datës 21 shtator 2016, me anë të së cilës kërkuat mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit. Lutem, pranoni ndjesën time për përgjigjen e vonuar.

BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, kanë dhënë kontibut të çmueshëm ndaj përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar me fokus drogën. Mbështetja e BE-së solli si pasojë rritjen e kapaciteteve të agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit, për të kryer investigime parandaluese dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit ilegal të drogave. Në takimin e fundit të nën-komitetit mbi drejtësisnë dhe çështjet e brendshme në fillim të muajit mars, Komisioni mirëpriti operacionin e fundit të sukseshëm policor dhe bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit të vëndeve të BE-së, në luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave.

Këto hapa pozitive dhe rezultate, duhet të pasohen me masa gjithëpërfshirëse dhe parandaluese si dhe me një ndjekje gjyqësore. Komisioni gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare për të zgjeruar investigimet sistematike të pasurive financiare të organizatave kriminale, si dhe të përdorin më shumë elementin e konfiskimit të pasurive dhe dënimeve.

Do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Unë personalisht, përshëndes përpjekjet tuaja, Ministër, stafin tuaj për zbatimin e ligjit si dhe Guardia di Finanza për angazhimin në këtë fushë. Rezultatet e masave që keni ndërmarr, kanë vërtetuar që keni pasur anën e drejtë. Gjithashtu, dua të inkurajoj autoritetet shqiptare për të ndjekur me forcë, një luftë edhe më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshirë nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Pasuritë dhe asetet e konfiskuara nga kjo luftë do t’ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja.”

Kujtojmë se opozita ditët e fundit po lobon kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë pasi sipas saj kanabisi është problem madhor që nuk po luftohet nga qeveria. Madje, kësaj teorie anti-integrim i është bashkuar sot edhe Presidenti i Republikës, i cili ishte në një linjë me Partinë Demokratike
.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social