SIRI- Komisioni Europian njoftoi se ka miratuar një shtesë tjetër të fondit prej 85 millionë dollarë amerikanë, në ndihmë humanitare për refugjatët sirianë.
Komisionerja e BE-së për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, njoftoi vendimin gjatë vizitës së saj në Liban.
Sipas komisioneres “ndihmat do të ndahen për shërbimin mjekësor, strehimin e përkohshëm, si dhe për të ndihmuar fëmijët për t’u arsimuar”.
Sipas raportit të fundit të Komisionit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, më shumë se 1 milionë refugjatë sirianë jetojnë në territorin e Libanit që pas nisjes së konfliktit të armatosur në vendin e tyre, në vitin 2011.
Rreth 1.4 milionë refugjatë janë strehuar në Turqi, Jordani, Irak dhe Egjipt.
Sipas OKB-së, numri i sirianëve që do të braktisin vendin e tyre do të arrijë deri në 3.5 milionë në fund të vitit 2013, ndërkohë që mbi 2 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë.
Ndërkombëtarët kanë denoncuar "tmerre pa precedentë " të krizës siriane dhe kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në vend.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com_
/Shqiptarja.com