SELANIK – Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet konkretizuar me projekte që kanë ndikim në jetën e qytetarëve të këtyre vendeve, projekte të një rëndësie të dorës së parë siç janë Korridoret 8 dhe 10 dhe projektet e gazsjellësit TAP dhe IAP.
Kjo ëhstë deklaruar sot, në Konferencën Ministrore “BE-Ballkani Perëndimor” që u zhvillua në Selanik nën kujdesin e Presidencës greke të Këshillit të BE-së.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Konferenca e sotme rikonfirmoi mbështetjen e vendeve anëtare për vazhdimin e procesit të zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizelos, Komisoneri për Zgjerimin, z. Stefan Fyle, Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, znj. Federica Mogherini, si dhe pjesëmarrës të tjerë, ndanë mendimin se politika e zgjerimit të BE-së nuk është pjesë e problemeve me të cilat përballen vendet anëtare, por pjesë e zgjidhjes së tyre.
Kjo politikë e ka mbajtur Evropën të sigurt dhe në paqe, ka transformuar e modernizuar vendet ish-komuniste, duke u dhënë qytetarëve të tyre paqe, liri dhe prosperitet.
Folësit në Konferencë vlerësuan përparimin e bërë në agjendën evropiane të secilit vend të Ballkanit Perëndimor dhe analizuan sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit për sa i përket sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Të pranishmit shprehën vlerësimin se, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të kenë një perspektivë të qartë evropiane. Por pavarësisht nga arritjet, pjesëmarrësit në Konferencë e konsideruan të rëndësishme gjetjen e rrugëve dhe mënyrave të reja për të nxitur më tej agjendën evropiane të rajonit dhe për të konkretizuar impaktin e saj në jetën e banorëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo agjendë integrimi duhet pasuruar me projekte të mbështetura nga BE-ja dhe investitorë privatë. Në këtë pikë, theksi u vu në jetësimin e projekteve me impakt rajonal, si korridoret 8 dhe 10, projektet TAP dhe IAP.
Ministri Bushati foli për rëndësinë që perspektiva evropiane ka për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke u dhënë këtyre vendeve perspektivën e një të ardhmeje të përbashkët, deklaroi ai, proceset e integrimit evropian inkurajojnë ndjenjën e bashkëpunimit rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithë përfshirjen.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com