KE do japë rekomandim pozitiv
për negociatat për Shqipërinë

KE do japë rekomandim pozitiv<br />për negociatat për Shqipërinë
Komisioni Evropian pritet të japë në 9 nëntor një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Teksa do të publikojë progres-raportin e këtij viti, Komisioni do t’i kërkojë Këshillit të Ministrave të BE-së që të hapë me kusht negociatat.

Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga institucione shqiptare të linjës që kanë komunikim direkt me Brukselin në pritje të progres-raportit. Burimet thonë se nuk dihet nëse do të jetë vetëm një kusht apo më shumë, por saktësojnë se kushti i parë dhe që do të jetë patjetër, është ai i zbatimit të reformës në drejtësi dhe marrjes së  rezultateve konkrete sa më shpejt.

Por gjatë muajit tetor, deri javën e parë të nëntorit që shkruhet progres-raporti të shtohen dhe kushte të tjera që mund të kenë të bëjnë me 5 prioritetet. Pavarësisht rekomandimit pozitiv që mund të japë Komisioni Evropian, do të vendosin shtetet anëtare përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin e Ministrave. Përgjithësisht kur Komisioni kërkon hapjen e negociatave, Këshilli i Ministrave nuk ndryshon kurs.

Nuk dihet nëse agravimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë, mund të prodhojë apo jo në Bruksel një zë kundër vendit tonë. Hezitimi i Brukselit mund të vijë kryesisht prej dërgimit të një prej ligjeve themelore të drejtësisë, ai i vetingut në Kushtetuese nga Partia Demokratike. Ministrja integrimit Klajda Gjosha është shprehur pak më parë në media, se kjo nuk pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Do të fillojë implementimi i saj pavarësisht se ky ligj i është dërguar Gjykatës Kushtetuese. Vettingu tashmë është pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë kështu që unë nuk do të thoja që ligji në vetvete është antikushtetues.

Duke pasur parasysh faktin se tashmë reforma ka marrë rrugën e duhur dhe ne kemi nisur edhe implantimin e saj, pra ligji i vetingu tashmë do të nisë të zbatohet unë do të thoja që ne nuk do të kemi një problematikë me rekomandimin pozitiv le të themi që ne shpresojmë ta marrim  në progres-raportin e nëntorit.

Por kjo nuk do të thotë që palët nuk duhet të tregohen më të përgjegjshme e më të matura kur bëhet fjalë për ligje kaq thelbësore siç janë dhe këto të reformës në drejtësi”,-u shpreh Gjosha.

Ministrja flet dhe për situatën me kanabisin. “Kjo duhet të jetë patjetër një prioritet i qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne të evidentojmë personat përgjegjës për këtë çështje. Kjo do të mbetet një sfidë madhore që do të ketë vendi, politika shqiptare por dhe institucionet përgjegjëse në mënyrë që kjo të luftohet në zinxhirin e saj deri ne fund dhe të mos lihet përgjysmë me punën që bën policia bë vend”, tha ministrja.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave