TIRANE- Komisioni Europian miratoi dje programin kombëtar të 2013-ës për Shqipërinë si një instrument asistence për të mbështetur reformat kryesore në vend. Programi prej 82 milionë eurosh do të financojë 19 programe të cilat synojnë të mbështesin nevojat specifike të Shqipërisë, duke mbështetur reformat dhe investimet në fushat kryesore të tilla si qeverisja, drejtësia dhe çështjet e brendshme, transporti, mjedisi, punësimi dhe përfshirja sociale si dhe agrikulture dhe zhvillim rural. “Shqipëria ka treguar angazhim për procesin e integrimit, gjë që është reflektuar edhe në rekomandimin e fundit të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Reformat sidoqoftë nevojitet që të jenë të qëndrueshme dhe unë besoj se programi i këtij viti do të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim duke sjellë ndryshime pozitive për jetën e qytetarëve” -deklaroi komisionieri për zgjerimin Stefan Fyle. Ai ka theksuar se programi do ta ndihmojë Shqipërinë të luftojë korrupsionin. “Si një prioritet strategjik, programi do të ndihmojë që të forcojë pavarësinë edhe eficensën e gjyqësorit dhe të përmirësojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend” deklaroi Komisioni Europian në njoftimin për shtypin.
Këto fonde do të mbështesin reformat konkrete në fushën e administratës publike, me qëllimin e vetëm, për të rritur besimin e qytetarëve Shqiptarë te administrata e saj shtetërore. Bashkimi Europian ka ofruar gjithmon fonte për realizimin e disa prej objektivave më kryesore që ka pasur Shqipëria për të arritur standartet për të marrë statusin e vendit kandidat. Herën e fundit që Shqiëpria u ndihmua ishte ajo e ngritjes së Gjykatës Administrative.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com