KE i FIFA-s do të mbajë sesion 
 të jashtëzakonshëm në korrik

KE i FIFA-s do të mbajë sesion <br /> të jashtëzakonshëm në korrik
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA) në korrik do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të përcaktuar datën në të cilën Kongresi do të zgjedhë presidentin e ri të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi që presidenti i FIFA-s, Joseph Sepp Blatter, ka dhënë dorëheqje, një zyrtar i FIFA-s në kushte anonimiteti për Anadolu Agency (AA) tha se muajin e ardhshëm do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe aty do të vendoset data për zgjedhje të parakohshme për president. Ai shtoi se ende nuk është caktuar data e takimit të përmendur për korrikun.

Duke komentuar disa njoftime të mediave se zgjedhjet për president do të mbahen në dhjetor të këtij viti, i njëjti burim tha se është ende herët për të folur në lidhje me këtë dhe se data e zgjedhjeve do të dihet vetëm pas seancës së Komitetit Ekzekutiv.

Organizata ombrellë e futbollit botërorë po përballet me një krizë nga më të vështirat në historinë e saj, e cila është shkaktuar nga disa skandale të korrupsionit dhe mitmarrjes në stafin drejtues të kësaj organizate. Policia zvicerane më 27 maj në selinë e FIFA-s në Gjenevë ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të dyshuar për mitmarrje.
Dy ditë më vonë është mbajtur Kongresi i rregullt i 65-të i FIFA-s në të cilin për herë të pestë për President të kësaj organizate është zgjedhur Blatter.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën