“Parlamenti mund t’i kërkojë KLSH-së të bëjë auditime, por është KLSH që gjykon në mënyrë të pavarur nëse është rasti t’i kryejë ato”, -tha Gielisse ndërsa shtoi se “vendimi duhet të merret në mënyrë të pavarur dhe s’mund të ketë detyrim”.
"KLSH është sytë dhe veshët e parlamentit. Do t’i raportojë parlamentit dhe raportimet do të jenë publike. Kjo do të lejojë parlamentin që të bëjë një punë shumë të rëndësishme: të kontrollojë si ekzekutivi po shpenzon buxhetin. Në draft thuhet se Parlamenti mund t’i kërkojë KLSH-së të bëjë auditime specifike. Këto janë raste të veçanta. Në bazë të pavarësisë së saj, KLSH do të shqyrtojë kërkesën dhe do të shohë nëse është e arsyeshme dhe nëse është e përshtatshme me programin e saj. Por s’mund të jetë kurrë një çështje detyrimi pasi pavarësia e KLSH-së do të kërcënohej", u shpreh Gielisse.
Funksionari i lartë i Komisionit Evropian tha se “nuk ka zgjidhje të thjeshta për probleme të komplikuara”, por vuri theksin se pavarësia institucionale e KLSH-së duhet të mbulojë edhe aspektin financiar, gjë që u kërkua në takim edhe nga vetë zyrtarët e këtij institucioni.
(im/Shqiptarja.com)