Komisioni Europian akuzon Turqinë për dështime në çështjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë.
Në raportin e publikuar mbi Turqinë bëhet me dije se partnerët evropian kanë specifikuar se Turqia ka bërë hapa mbrapa përsa i përket procesit të demokracisë.
Raporti gjithashtu identifikon mangësitë domethënëse në gjyqësor dhe te ligjet e reja të cilat janë në kundërshtim me standardet e BE-së.
Publikimi i raportit del në pah pikërisht në momentin kur Bashkimi Europian ka nevojë për ndihmën e Turqisë për të përballuar krizën e refugjatëve.
Pjesë e raportit janë dhe zgjedhjet parlamentare, në të cilën Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan rifitoi shumicën e humbur në qershor.
Në fakt raporti ishte shtyrë për shkak të negociatave mbi krizën e refugjatëve. Negociata të tilla janë bërë me zyrtarët turq, duke përfshirë dhe presidentin turk, pak para votimit të 1 nëntorit.
Rastet penale kundër gazetarëve kanë kufizuar lirinë e medias dhe ndryshimet në ligjin e internetit kanë qënë një hap mbrapa me standardet evropiane, bën me dije Komisioni. Po ashtu, pavarësia e gjyqësorit dhe parimi i ndarjes së pushtetve është një tjetër problem, përfundon raporti.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com