KE miraton 16 milionë euro për Kroacinë si ndihmë urgjente për refugjatët

/ATSH-HINA/ - Komisioni Evropian miratoi për Kroacinë një ndihmë urgjente prej 16,43 milionë eurosh për përmirësimin e gjendjes në terren për shkak të valës së madhe të refugjatëve në vend.
"Me këtë vendim vazhdojmë me mbështetjen e vendeve anëtare të ballafaquara me numrin e rritur të azilantëve dhe emigrantëve. Ndihma u miratua për përmirësimin e menaxhimit me kufijtë dhe ballafaqimin me valën e madhe të shtetasve nga vendet e treta", deklaroi eurokomisari për Punët e Brendshme dhe Migrimin, Dhimitris Avramopulos.
Komisioni Evropian miratoi paraprakisht edhe një paketë ndihme emergjente për Slloveninë me vlerë 10,17 milionë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social