HUNGARI - Liderët e Evropës kanë shprehur shqetësimin në Bruksel në lidhje me amendamentet e fundit në Hungari nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso si dhe Angela Merkel thanë se këto ndryshime kushtetuese të propozuara nga partia në pushtet “Fidesz” e kryeministrit Orban dhe të miratuara nga parlamenti hungarez mund të dobësojnë standardet demokratike në vend.

Amendamentet e miratuara në fillim të javës priten të sjellin ndryshime mbi ligjet mbi arsimin e lartë, atë për të pastrehët, fushatave zgjedhore, të drejtat familjare dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë.

Socialistët e opozitës bojkotuan votimin duke thënë se është një grusht ndaj demokracisë hungareze.

Që prej kthimit të tij në pushtet në vitin 2010, Orban ka sfiduar parimet e BE-së për lirinë e mediave dhe pavarësinë e bankës qendrore duke sfiduar presionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ndryshuar politikat ekonomike dhe zemëruar investitorët e huaj.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)