BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Europian, Michael Mann, deklaroi sot se shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë është një vendim i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe jo i Komisionit Europian, por gjithsesi ende nuk ka një vendim të prerë se ku do të asgjësohen ato armë.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve shqiptarë në Bruksel lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, Michael Mann tha se "nuk është marrë asnjë vendim zyrtar, do të japim detaje sapo të merret vendimi. Kjo është përmendur edhe të martën nga kryeministri shqiptar gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin Fyle dhe jemi në dijeni që është diskutuar lidhur me këtë çështje, por preferoj të mos komentoj në mënyrë specifike pasi vendimi nuk është miratuar ende".
"Proçesi për asgjësimin e armëve kimike është një çështje ndërkombëtare dhe jo shqiptare", tha Mann, ndërsa shtoi se cilido qoftë vendi i përzgjedhur për asgjësimin e tyre proçesi do të jetë i garantuar dhe i parrezikshëm për popullin e atij vendi.
Ai u shpreh se presim të publikohet plani i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike dhe OKB-së. Vetëm pas publikimit të planit të OPCW dhe OKB mund të komentojmë aspektet, tha Maan.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com