KE përshëndet aksionin në Lazarat
"Shqipëria është në udhën e duhur"

KE përshëndet aksionin në Lazarat<br />"Shqipëria është në udhën e duhur"
BRUKSEL - Ndërsa policia po vazhdon aksionin në Lazarat në  ditën e katërt, Komisioni Europian përshëndet këtë operacioni të suksesshëm të policisë. Në një deklaratë të KE-së theksohet se “kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”.
 
Sipas Komisionit Europian lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni në Lazarat tregon se Shqipëria është në udhën e duhur. Deklarata  e KE-së thekson se tani edhe prokuroria e gjykatat duhet të bëjnë të njëjtën punë për këtë çështje. Vlerësimi i KE-së vjen vetëm disa ditë para se vendet anëtare të Bashkimit Europian të japin vendimin për statusin e vendit kanididat për Shqipërinë.
 
Aksioni i policisë, i cili vijon në ditën e tij të katërt, është duke u zhvilluar hap pas hapi duke marrë nën kontroll njëra pas tjetrës shtëpi të braktisura tek të cilat janë gjetur sasi të tjera të konsiderueshme lëndësh narkotike. Ndërhyrja në fshatin famëkeq është pëshëndetur edhe nga Komisionieri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule i cili gjithashtu e ka cilësuar këtë si një shenjë e qeverisë në luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

PS rrëzoi kërkesën, Bardhi me akuza: I shërben Ballukut dhe interesave të saj, qëllim fshehja e aferës korruptive, do mbahet përgjegjësi!

PS rrëzoi kërkesën, Bardhi me akuza: I shërben Ballukut dhe interesave të saj, qëllim fshehja e aferës korruptive, do mbahet përgjegjësi!