Komisioni Europian ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, përmes një harte të kontinentit europian që tregon karakteristikat e ndryshme të Europës, bashkëngjitur me flamujt e vendeve të BE-së. Por në këtë hartë nuk u është kushtuar shumë rëndësi vendeve që nuk janë pjesë e unionit, gjë që është cilësuar si diskriminuese nga shumë qytetarë.
Kjo hartë është pjesë e projektit të BE-së “European Learning Corner”, një platformë në shërbim të fëmijëve, ku nxënësit, mësuesit dhe prindërit mund të mësojnë në mënyrë zbavitëse.
Në hartën e postuar, vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqen me pak, ose aspak identitet. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia shfaqen si tokë ngjyrë jeshile, me ndonjë kafshë (qen e ari) a bimë të vendosur tek-tuk mbi to. Njësoj është vepruar edhe me Ukrainën, Moldavinë, Zvicrën e Norvegjinë që nuk janë pjesë e BE-së, po ashtu edhe me Britaninë, e cila e la unionin dy vjet më parë.
Harta e përdorur nga KE
Kjo mënyrë e paraqitje e kontinentit europian u konsiderua diskriminuese dhe u komentua nga shumë qytetarë. Të shumta kanë qenë reagimet poshtë postimit në Facebook, për këtë zgjedhje të KE-së.
"Pra, qytetarë të BE-së, kini kujdes nga Qeni dhe Ariu në Ballkan", shktoi një komentues.
Pra, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm arinj dhe qen?! Interesante! Vlerat e vërteta të BE-së!, komentoi një tjetër.
E ndërsa KE shkruan për Europën se është e bukur, e larmishme e ka shumë për të zbuluar, duket se komentuesit nuk ndajnë të njëjtin mendim.
"Më thyhet zemra kur shoh se politikat post-moderne liberale të BE-së kanë shkatërruar diversitetin e vërtetë evropian", komentoi një qytetar.
Nuk munguan edhe komente ku pyetej se "Ku është Ukraina në hartë?" , vend i shënuar po ashtu me ngjyrë jeshile, i cili pas sulmit rus aplikoi për të qenë pjesë e BE-së.
Meqenëse kjo hartë u adresohet fëmijëve, si do e kuptojnë ato se këto vende me ngjyrë të gjelbër që në dukje bëjnë “jetë të egër”, janë, në fakt, pjesë e qytetërimit?
Shpjegimi eshte se kush e ka sponsorizuar.Ne kete rast, BE i cili e ka ideuar harten me mendesine e vet,pra te BE dhe kufijte nuk dalin pertej kutit te tij.E thene ndryshe BE e ka konceptuar harten si anetar i Bashkimit evropian,jo si evropian.P.S:Meqe po flitet per harte ilustruese dhe edukuese,Evropa hipur mbi demin Zeus nuk erdhi nga Amerika duke kaluar Atlantikun te zbarkonte e te zbulonte vendet e ardhshme te BE,si Franca,Belgjika,Gjermania,Hollanda sic duket e ilustruar ne harte,perkundrazi erdhi nga Fenikia(Libani,Siria) dhe zbarkoi ne Krete,pikerisht nga dhe ne zonat ku <<lulezon>> gjelberimi barbarik ne harten e BE!
Përgjigju