KE raport pozitiv për Kosovën por
 jo liberalizim vizash deri në 2017

KE raport pozitiv për Kosovën por<br /> jo liberalizim vizash deri në 2017
Komisioni Europian ka publikuar raportin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën. Raporti i tretë dhe i fundit mbi kriteret për liberalizimin e vizave u bë publik nga Komisioneri për Cështje të Brendshme, Dimitris Avramopulos gjatë një konference për shtyp.

Por Kosova është ende larg liberalizimit të vizave. Komisioni Europian ka miratuar raportin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën për vitin 2016, ndërsa vendi duhet të plotësojë 8 kërkesa që qytetarët të udhëtojnë pa viza.
 
Sa më shpejt që Kosova i plotëson këto kritere, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave. Komisioneri për Emigracionin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos deklaroi gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi raportin pozitiv se Kosova ka bërë një rrugë të mirë në këtë drejtim.
 
 Megjithatë asnjë shtetas kosovar nuk mund të udhëtojë pa viza në Bashkimin Europian para vitit 2017-të.

“Komisioni mund të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe unë shpresoj se kjo do të jetë e mundur në fillim të vitit 2016. Në këtë periudhë të mbetur, Kosova duhet të bëjë maksimumin për 8 kërkesat. Unë personalisht do të vizitoj Kosovën në fillim të 2016, për të nxitur përpjekjet e vendit në përmbushjen e prioriteteve," tha Avramopulos.

Komisioni Evropian filloi dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012.  Në qershor 2012, Komisioni dorëzoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ndaj qeverisë së Kosovës. Udhërrëfyesi përcakton një listë të plotë të reformave që Kosova duhet të zbatojë.
 
Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave për Gjerorgjinë dhe Ukrainën.

Zhbogar: kriteret mund të plotësohen brenda disa javësh
Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas konferencës së KE-së, u shpreh se nëse kërkesat e mbetura adresohen me kujdes, Komisioni Europian do të propozojë që të hiqen vizat për kosovarët. Sipas tij kriteret do të mund të plotësohen brenda disa javësh.

Zhbogar, renditi edhe prioritetet që Kosova duhet t’i përmbush:
-Bartja e një numri të gjyqtarëve tek pozitat e duhura në departamentin e  Krimeve të rënda – ka të bëjë më bartjen e 5 gjyqtarëve;
-Zhvillimi i një historie e vendimeve gjyqësore për krimet e rendë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Një raport i rasteve dhe kjo merr kohe, por duhet të fillojë dikur. Po ashtu kjo të jetë prioritet i prokurorëve dhe gjykatësve;
-Anëtarët jo partiak në OSHP- Organi Shqyrtues per Prokurim;
-Kosova të demonstrojë që ka zbatuar aktet nënligjore në emrat personal;
 
Zhbogar, po ashtu, tha se pa finalizim të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave.

 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane