Komisioni Europian “rrëzon” deklaratat e bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Tiranë kur tha se Parisi ka lënë pezull çështjen e vizave për Kosovën për shkak se lidershipi i Prishtinës nuk po mbante fjalën e dhënë në arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe uljen e tensioneve.

Në një reagim për Report Tv, përmes emailit, zëdhënësja e KE për Punët e Brendshme, Anitta Hiper deklaroi se një shtet i vetëm anëtar i BE nuk mund të vendosë që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi ky i fundit është vendosur. Përsa i takon rregullave për lejimin, pezullimin ose ndalimin e përjashtimit nga vizat, Hiper tha se ato janë të harmonizuara në BE dhe kërkojnë vendimet po në nivel të BE. Vendime të tilla, siç sqaron KE, mund të merren vetëm në nivel të BE-së, duke u bazuar në rregullat e unionit për dhënien apo pezullimin e regjimeve pa viza.

"Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nuk komentojmë komente!  Në prill të vitit 2024 Parlamenti Europian dhe Këshilli miratuan Rregulloren (BE) 2023/850, duke u dhënë përjashtim nga regjimi i vizave mbajtësve të pasaportës së Kosovës. Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Heqja e regjimit të vizave do t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018, Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit e liberalizimit të vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet.

Shtetet anëtare nuk mund të vendosin individualisht të pezullojnë një regjim pa viza.  Përsa i takon rregullave për lejimin, pezullimin ose ndalimin e përjashtimit nga vizat, ato janë të harmonizuara në BE dhe kërkojnë vendimet po në nivel të BE", thuhet në reagimin me email të KE duke iu përgjigjur kërkesës së bërë nga Report Tv.

Komisioni Europian garanton se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi nga 1 Janari i vitit të ardhshëm. Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë në hapësirën Schengen pa viza për 90 ditë në çdo periudhë kohore prej 180 ditësh. Gjithashtu, Komisioni ka vlerësuar se që nga korriku 2018 Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Emmanuel Macron, Tirana deklaroi nga Tirana se Franca ka lënë pezull çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën. 

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

 

 

Reagimi per Report TV I Komisionit Europian