KE:Sigura e ulët e BE-së ka lehtësuar
kryerjen e sulmeve terroriste

KE:Sigura e ulët e BE-së ka lehtësuar<br />kryerjen e sulmeve terroriste
BE-Raporti i fundit i Komitetit të Sigurisë, i cili vepron në korniza të Komisionit Evropian, ka kryer analizën e sulmeve terroriste në Berlin, Paris dhe Bruksel, ku ka dalë në përfundimin se forcat e sigurisë së Unionit kanë shumë hapësira të cilat lejojnë kryerjen e sulmeve terroriste.
 
Ndërkohë, e përditshmja britanike "The Guardian", shkruan se raporti nxjerr në pah, pamundësinë e Bashkkimit Evropian për të kontrolluar më mirë kufinjtë e tij.
 
Sipas raportit, pamundësia e kontrollit të kufijve ka bërë që BE-ja të jetë një shënjestër e lehtë për organisatat terroriste. Nga ana tjetër, raporti zbulon se shtetet anëtare të unionit, e kanë shumë të vështirë edhe për të arrestuar shtetasit e tyre të shpallur në kërkim, pasi ata shumë thjeshtë mund të kalojën kufirin dhe të dalin jashtë territorit të Bashkimit Evropian.
 
“Fakti se shtetet anëtare e kanë të përkufizuar kërkimin në bazën ndërkombëtare të të dhënave, dhe se Schengeni nuk mundëson përdorimin e bazës kombëtare dhe ndërkombëtare të të dhënave, pengon në masë të madhe ndërmarrjen e masave themelore të sigurisë”,shkruhet në raport.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)