Kë tërheq zvarrë pas vetes Sali Berisha?

Kë tërheq zvarrë pas vetes Sali Berisha?

Sali Berisha

Edhe pasi kanë kaluar 30 vjet nga kërkesa ëndërr e shqiptarëve për të qenë jo vetëm gjeografikisht, por edhe juridikisht pjesë e Europës së Bashkuar, ajo nuk është realizuar. Shumica jonë, duke e marrë si fakt të kryer të qenit europian dhe se i përkasim qytetërimit perëndimor, kemi mëdyshjet dhe paragjykimet tona.

Pse Europa Perëndimore, ata që vendosin, nuk e kanë dhënë ende pëlqimin?

Pse Europa nuk na ka pranuar? Na ndihmojnë, na japin detyra shtëpie dhe na thonë, kur mblidhen, se nuk jeni gadi! Këtu, në këtë çështje, nuk bëhet fjalë vetëm për standardin e jetesës dhe atë të zhvillimit ekonomik, por veçanërisht ata me siguri shohin shoqërinë, sistemin e vlerave të cilës i takojmë.

Ja, vreni sa shumë mbështetës, që i heq zvarrë nga pas, ka Sali Berisha, një ish drejtues shteti, tani politikan aktiv? I nëmur nga SHBA si njeri i korruptuar që ka dëmtuar demokracinë shqiptare, që përmes trafikut të influencës me pushtetin e tij ka pasuruar familjen e të afërmit, ai ka ndërmarrë një betejë “reabilitimi”, që do dëmtojë edhe më shumë integrimin e shqiptarëve e të Shqipërisë në BE.

Në debatin e paradokohshëm mes Kadaresë dhe Qoses, ku shkrimtari mbronte i bindur qenësinë tonë europiane, studiuesi tërhoqi vëmendjen e pranisë në qenjet tona të një trashëgimije jo europiane. Qosja u keqkuptua dhe të pakët ishin ata që pranuan dhe të shohin se një pjesë e turmës-popull ka ndërgjegje të qytetërimit lindor. Jo domosdoshmërisht të vjetër në moshë! Mes tyre plot të rinj pa përkatësi europiane, të cilët i mbizotëron klani, fisi ose besimi i verbër, por sidomos pa kulturë, që s’kanë prekur kurrë një libër letrar me dorë.

Dallimi ndërmjet dy qyterimeve i përkasin qëndrimit ndaj lirisë. Qytetërimi Perëndimor e ka lirinë frymëmarrje, gjë që duket shkoqur te egzistenca e shoqërive të hapura e të lira, në mes të së cilës jetojnë gra e burra të lirë. Krahas saj, tej në lindje, hidhni vështrimin si në të shkuarën, si në të tashmen dhe tipari themelor që do dalloni është nënshtrimi. S’po flasim për Kinën, ku sundon diktatura e një partie, as për monarkitë absolute arabe, por për Rusinë, ku një sondazh i para disa ditëve tregoi se luftën, atë që ata e quajnë “operacion”, e mbështet 83 % e popullsisë.

Turma lindore e skllavëruar nga Berisha nuk është shoqërizim, pa asnjë rëndësi se sa shumë janë ata. Shkaqet se pse kjo turmë sundohet nga një njeri, shpjegimi është qytetërimi lindor? Tipar i saj është nënshtrimi ndaj liderit, “të parit të fisit”. Dhe kur themi “Nënshtrim”, mos keqkupto i nderuar lexonjës, ushtrimin e dhunës e forcës ndaj kësaj turme! Përkundazi, e bëjnë me qejf e binden me dëshirë të hiqen zvarrë!

Çfarë mund t’i kërkosh një turme, si kjo që ndjek Berishën nga pas, e arsimuar apo e paarsimuar qoftë, se po ndjek një njeri që sulmon ambasadoren amerikane dhe Sekretarin e shtetit, Blinken? T’i thuash asaj se Amerika është kjo e ajo, e vetmja që na ka

qëndruar në krah, ajo që çliroi nga skllavëria shqiptarët e Kosovës; vendi, qeveria e populli i vetëm ku mund të kërkojmë strehë e mbështetje në një botë e gadishull kaq të rrezikshëm!? Bëjeni, ua thoni, por është njëlloj sikur të flasësh me murin. Sala, ithtarve të vet, ua ka personalizuar ndëshkimin nongrata me emra të përvetshëm. Jo Amerika, jo-jo, është ai Sorosi që qendron pas Blinken! E kanë bërë të tjerë dhe kanë dalë të bindur se në këtë pjesë të popullit demokracia s’është përpos se dukuri hipokrite, që as e njohin dhe as e duan, ashtu siç duhet të jetë?

E pse duhet të na pranojë Europa në gjirin e saj? Më mirë mban një Orban hungarez, mik të Putin, me të cilin nesër do gjejnë mirëkuptim, sesa të ketë e bëjë pjesë të saj këto turma të trumatizuara nga i pari i fisit, pas të cilit duhet të kapen për t’u kacavjerrur, si në një pjergull që merr përjetë pemës së Vidhit.

Po si ka mundësi që amerika e njeh dhe e ndëshkon këtë person ndërsa një pjesë e jona nuk e njeh? Po si është e mundur, i gjeni dot shpjegim, që Eskobar të na thotë, se pas vendimit tonë, tani janë organet shqiptare ato që duhet të hetojnë në detaje dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore Sali Berishën, por askush nuk ka lëvizur as gishtin e vogël të dorës?

Lumi i sharjeve dhe vjellja e pëgerjeve ndaj amerikës, nuk do kalojë pa na dëmtuar. Vërtet kjo ska të bëjë dhe aq shumë me shqiptarët, por ata nuhatin e shohin te kjo turmë që hiqet zvarrë nga Saliu, psikollogjinë lindore. Miliarda dollarë harxhuan ata në Afganistan, mijëra të vrarë pësuan në ushtrinë e tyre, e gjitha kjo që të “mbillnin” demokracinë dhe dështuan, një përvojë që me siguri do t’iu bëhet mësim për më tej.

Kjo atavizëm, që hiqet si viktimë, që i ka sjellë kaq dëme popullit e Shqipërisë, përmes foltores kërkon t’i tregojë amerikës se sa mbështetje ka ai “në popull”!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jemi të bindur se këtë foltore dhe vetë Berishën, i shohin si terrorizëm të ndyrë psiqik sa mbi turmën, sa mbi aleatin e tyre, Shqipërinë. Ata që i shkojnë zvarrë mbrapa me vullnet të verbër, edhe po t’ua tregosh honin ku të çon kjo rrugica qorre, bëjnë trimin. Veçse i bëjnë dëm vetes, demokracisë (që as e kanë idenë nga lidhet) dhe Shqipërisë!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja