Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e Sali Berishës dhe i është bashkuar protestës në Tiranë që bëri bashkë mijëra shqiptarë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Leskaj u pa në krah të protestuesve e veteranëve, por nuk iu shmang dot pyetjes së gazetarëve “se përse ke thyer urdhrin e partisë”.
Leskaj zgjodhi të japë këtë përgjigje shkurt në një prononcim për mediat, “e kush e rr*an për...”.
Përveç Leskaj, edhe deputeti Besart Xhaferi ishte në protestë. Nga aleatët ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka si dhe deputeti Artan Luku.
Pasi vendimi i Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në ‘Sheshin Skënderbej’ u thye nga Bujar Leskaj dhe Aulon Kalaja, kjo u pasua edhe nga aleatët e PD.
Në protestën për ish-kererët e UCK në Tiranë mori pjesë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe deputeti i kësaj partie Artan Luku duke injoruar vendimin e Berishës për mospjesmarrje në protestë.

Krahas deputetit Bujar Leskaj, një tjetër demokrat i ka dalë nga "rreshti" Sali Berishës. Ish kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, po ashtu ka qenë i pranishëm në protestën që u zhvillua në Tiranë në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Pasi theu urdhrin e Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së, deputeti demokrat Bujar Leskaj është fotografuar nën shoqërinë e “rivalëve” socialistë Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu. Në foton që sjell Report Tv, ai shfaqet krah dy socialistëve dhe disa personave të tjerë.
-
Bravo opozitareve qe mbajten nje qendrim te pavarur e morren pjese ne proteste! Do te doja qe shembulli i tyre te ndiqej nga shume opozitare te tjere e jo vetem per kete rast,por dhe per probleme te tjera te brendeshme!Shqiperia e shqiptaret kane kaq shume nevoje per mendim te pavarur,per mendim individual,te lire e jo per mendim qe ndjek mendimin e kryetareve te partive e /vijen e partive/.
Përgjigju








Komente
Komento